Shkarkimi i Prodës, zbulohen emrat e kandidatëve që garojnë për postin e kreut të Policisë së Shtetit
Zbardhen emrat e kandidatëve që deri tani kanë hyrë në garë për postin e Drejtorit të Policisë së Shtetit, në vend të Ilir Prodës që u shkarkua nga kryeministri Rama. Në procesin e përzgjedhjes kanë aplikuar disa drejtues dhe zyrtarë të policisë, të cilët po garojnë për drejtimin e institucionit. Kandidatët që kanë paraqitur kandidaturën janë: Lenc Panganika Gentian Shehaj Afrim Tafa Idajet Faskaj Pëllumb Seferi Elidon Çela Skënder Hitaj Tonin Vocaj Procesi i përzgjedhjes pritet të vijojë me fazat e tjera të vlerësimit, ndërsa në fund do të vendoset emri që do të marrë drejtimin e Policia e Shtetit.
Burimi:
ntv.al