Shkarkimi i Belinda Ballukut, Shehaj: Nuk largohet totalisht nga qeveria, në kabinet ka futur zarat e saj!

Shkarkimi i Belinda Ballukut, Shehaj: Nuk largohet totalisht nga qeveria, në kabinet ka futur zarat e saj!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj komentoi ndryshimet e fundit që kryeministri Edi Rama bëri në qeveri, duke i cilësuar ato si një lëvizje formale që nuk ndryshon realisht asgjë. Sipas Shehajt, largimi i Belinda Ballukut nga qeveria nuk përbën një ndryshim të vërtetë, pasi në vend të saj janë emëruar persona të afërt dhe bashkëpunëtorë të saj të drejtpërdrejtë. Shehaj thekson se Enea Karakaçi, i cili u emërua ministër i Infrastrukturës, ka mbajtur postin e drejtorit të OSHEE-së nën drejtimin e Ballukut. Ai shton se Karakaçi është nën hetim nga SPAK dhe, sipas tij, pavarësisht kësaj, është vendosur në krye të një prej ministrive më të rëndësishme. Po ashtu, Shehaj përmend edhe emërimin e Ermal Nufi si ministër i Mbrojtjes, duke theksuar se ai...