Shkarje dherash në qarkun e Kukësit/ Rrezikohen tre banesa në fshatin Cernaleve
Disa familje të fshatit Cernaleve të cilat jetojnë poshtë rrugës për në fshatin Borje rrezikohen nga shkarjet masive të dherave dhe trupit të rrugës si pasojë e prurjeve të shumta të ujit nga reshjet e shiut dhe dëborës. Situata është problematike pasi një sasi e madhe dherash po i afrohen tre shtëpive. Banorët kanë kërkuar ndërhyrje të menjëhershme në këtë situate tejet problematike dhe kërcënim serioz për shtëpitë dhe jetën e tyre. Për sa i përket situatës në tërësi në qarkun e Kukësit ka një përmirësim te dukshëm. Nga ana e bashkive Kukës, Has e Tropojë po punohet për riparimin e dëme të shkaktuara ne tre ura dhe katër akse rrugore në njësitë administrative Zapod, Shishtavec, Topojan e Bushtricë.
Burimi:
sot.com.al