Shitja e drogës në paraburgimin e Elbasanit/ Polici punonte dhe si shitës ambulant, merrte lëndë narkotike dhe…

Shitja e drogës në paraburgimin e Elbasanit/ Polici punonte dhe si shitës ambulant, merrte lëndë narkotike dhe…

Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar masë sigurimi “Arrest në burg” për Ndriçim Kroin, policin e burgjeve, i cili fuste lëndë narkotike brenda ambienteve të burgut. Të njëjtën masë sigurie, prokuroria e kërkon edhe për dy bashkëpunëtorët, të paraburgosurin Gerald Stamolla dhe familjaren e tij Esmeralda Komici. Ndriçim Kroi, gjatë orëve që nuk ishte në punë, punonte si shitës ambulant në qytetin e Elbasanit, duke shitur telefona të përdorur dhe sende të tjera me vlerë. Në vendin ku shiste, ai merrte porosi nga të afërmit e të paraburgosurve dhe ua sillte në burgun e Elbasanit. Shumat për lëndën narkotike varionin 100-200 mijë lekë të vjetra. Njoftimi i Prokurorisë së Elbasanit Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan kërkoi tre masa sigurimi ‘Arrest në burg’ për shtetasit N.K., G.S....