Shiste kanabis të ndarë me doza, arrestohet 31-vjeçari (Emri)
Një 31-vjeçar i identifikuar si Frans Begaj është arrestuar nga policia e Fierit pasi shiste kanabis të ndarë me doza në qytet. Nga kontrolli fizik dhe ai i banesës, policia gjeti dhe sekuestroi doza kanabisi gati për shitje. Gjykata e Fierit ka caktuar ndaj 31-vjeçarit masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. “Drejtoria Vendore e Policisë Fier Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Fier, operacioni policor i koduar “Target”. Operacioni u ndoq për 6 muaj me metoda speciale të hetimit. Kapet dhe vihet në pranga një 31-vjeçar që ushtronte veprimtarinë kriminale...
Burimi:
argjiroja.net