“Shifrat e fundit, janë tronditëse”/ PL, akuza të rënda: Shqipëria zbrazet qeveria hesht, justifikon, propagandon
Shqipëria po përballet me një rënie dramatike të lindjeve dhe një largim masiv të të rinjve, një situatë që, sipas Partisë së Lirisë, po e çon vendin drejt një krize të thellë demografike. Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në këtë forcë politike, Arla Merja, tha të enjten se në vetëm një dekadë lindjet kanë rënë me 35%, ndërsa vendi po i afrohet një kufiri kritik prej rreth 20 mijë lindjesh në vit. “Sa më shumë të rinj largohen, aq më pak lindje ka. Sa më pak lindje, aq më shpejt plaket dhe shuhet ky vend. Ky nuk është më problem social, por një kërcënim kombëtar”, tha ajo, duke kërkuar politika konkrete për të mbajtur të rinjtë dhe për të mbështetur familjet në Shqipëri. Deklarata e...
Burimi:
sot.com.al