Shfrytëzonin shtetase të huaja për prostitucion, 2 të arrestuar në Tiranë

Shfrytëzonin shtetase të huaja për prostitucion, 2 të arrestuar në Tiranë

Dy persona të moshës 20 dhe 39 vjeç kanë rënë në pranga nga Policia e Tiranës pasi dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shfrytëzonin për prostitucion një shtetase nga Azerbajxhani. Sipas policisë, kjo shtetase ushtronte prostitucion në një apartament me qira në rrugën “Mihal Guri”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme dhe 4 celularë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme     Njoftimi i policise: Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, pas një hetimi me metoda proaktive, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Network 3”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan...