Sherr për pagesën 2 mijë lekë në lokal, 35-vjeçari plagos me thikë shokun e lagjes

Sherr për pagesën 2 mijë lekë në lokal, 35-vjeçari plagos me thikë shokun e lagjes

Policia ka sqaruar ngjarjen e së dielës pasdite në Durrës, ku mbeti I plagosur lehtë një 26-vjecar. Sipas njoftimit, në orët e pasdites, në Spitalin Rajonal Durrës u paraqit për ndihmë mjekësore R.Kola, 26 vjeç, me dëmtime nga një mjet prerës në këmbë. Autori i plagosjes është, A.Ndrejaj, 35 vjeç, I cili po hetohet në gjendje të lirë. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Ndrejaj dhe Kola janë shokë lagje. Gjatë së dielës kanë konsumuar pije në lokal dhe në një moment, 35-vjeçari bëri një porosi që kushtonte 2000 lekë (të reja) por pagesa u krye nga 26-vjeçari. Pas daljes nga lokali, R.Kola i kërkoi paratë shokut të tij. Pas disa fjalëve, situata degjeneroi në konflikt fizik, ku A.Ndrejaj e ka goditur R.Kolën...