Sherr për kullotat në Gjirokastër, procedohen dy vëllezër nga Lazarati

Sherr për kullotat në Gjirokastër, procedohen dy vëllezër nga Lazarati

Policia e Gjirokastrës ka nisur procedim penal për katër shtetas pas një konflikti të regjistruar për çështje kullotash. Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal ndaj shtetasve E. M., 38 vjeç dhe J. M., 25 vjeç, vëllezër dhe banues në fshatin Lazarat. Ata dyshohet se janë konfliktuar për kullotat, në fshatin Asim Zenel, me shtetasit L. D. dhe D. D., bashkëshortë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.