Sherr në një lokal në Korçë/ Goditet me thikë 34-vjeçari, shoqërohet në polici autori (Detaje)
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se në një lokal në qytet, një konflikt ka degraduar në përdorimin e thikës. Autori është një 17 vjeçar ndërsa i plagosur ka mbetur një 34 vjeçar. Sipas të dhënave mësohet se 34 vjeccari ka marrë dëmtime në dorë nga mjeti mprehës ndërsa ka ardhur pak ditë më parë në Shqipëri pasi jetonte jashtë shtetit (në Greqi). Shkak i sherrit mendohet të ketë qenë një konflikt i mëparshëm. Autori i mitur ndodhet tashmë në komisariatin e Korçës ndërsa i plagosuri po merr mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën.
Burimi:
sot.com.al