Sherr në Lezhë, qytetari goditet me sende të forta dhe përfundon në spital

Sherr në Lezhë, qytetari goditet me sende të forta dhe përfundon në spital

Një person ka mbetur i plagosur pas një konflikti të ndodhur në lagjen “Besëlidhja” në qytetin e Lezhës. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ku sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është goditur me sende të forta gjatë përplasjes. Menjëherë pas ngjarjes, ai është transportuar në spital, ku po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa disa persona janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje.