Sherr në Këlcyrë, dëmtohet 13-vjeçarja
POLICIA E SHTETIT Këlcyrë – Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Këlcyrë kanë referuar materialet në Prokurori, për vlerësim, pas një ngjarjeje të ndodhur në qytetin e Këlcyrës, ku një 13-vjeçare është dëmtuar aksidentalisht me një send të fortë nga një bashkëmoshatar. Sipas njoftimit zyrtar, e mitura ka marrë mjekimin e nevojshëm dhe më pas është larguar në banesë, jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, e cila do të kryejë veprimet e mëtejshme ligjore për vlerësimin e rastit. Policia vijon ndjekjen e rasteve që lidhen me sigurinë e të miturve, në bashkëpunim me organet e drejtësisë.
Burimi:
argjiroja.net