Sherr me sende të forta mes dy të rinjve në Tepelenë
POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 24-vjeçar, i dyshuar për përfshirje në një konflikt fizik. Sipas njoftimit zyrtar, procedimi penal ka nisur ndaj shtetasit A. Zh., 24 vjeç, banues në fshatin Veliqot, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me grushte dhe me sende të forta shtetasin Sh. Zh., 23 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme hetimore.
Burimi:
argjiroja.net