Burimi:
argjiroja.net
Foto © argjiroja.net
Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë
Një konflikt mes dy familjeve në qytetin e Delvinës ka përfunduar me dhunë fizike dhe ndërhyrjen e Policisë. Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Shtetit, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin A. R., 42 vjeç. Gjithashtu, është proceduar penalisht edhe shtetasi A. R., 60 vjeç, të dy banues në Delvinë. Nga hetimet paraprake dyshohet se, pas një konflikti mes tyre, 42-vjeçari ka goditur me sende të forta bashkëshorten e 60-vjeçarit, ndërsa ky i fundit ka reaguar duke goditur me sende të forta nënën e 42-vjeçarit. Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore. Vijojnë përpjekjet për kapjen e personit të shpallur në kërkim dhe sqarimin e plotë të...