Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Shërbimi psiko-social në shkolla/ Mbi 92 mijë nxënës ende pa mbështetje
Një auditim i fundit i Kontrolli i Lartë i Shtetit hedh dritë mbi gjendjen reale të shërbimit psiko-social në arsimin parauniversitar, duke evidentuar një kontrast të fortë mes rritjes së stafit dhe pabarazive të thella territoriale e strukturore në aksesin e nxënësve ndaj këtij shërbimi thelbësor. Sipas gjetjeve të auditimit, në vitin shkollor 2023–2024 numri i punonjësve të shërbimit psiko-social ka arritur në 824, një rritje prej 558 punonjësish krahasuar me vitin shkollor 2014–2015. Rritja më e ndjeshme është shënuar gjatë pesëvjeçarit të fundit 2019–2024, periudhë gjatë së cilës është zgjeruar ndjeshëm stafi mbështetës në shkolla. Megjithatë, ky progres numerik nuk është shoqëruar me një shpërndarje të barabartë në territor. Në disa zyra vendore arsimore parauniversitare, si Finiq–Dropull, shërbimi psiko-social mungon plotësisht, ndërsa në zona...