Shembjet në rrugë, bllokohet për tre ditë aksi Librazhd–Korçë

Shembjet në rrugë, bllokohet për tre ditë aksi Librazhd–Korçë

Policia Rrugore e Elbasanit ka njoftuar se për shkak të punimeve që do të kryhen në aksin rrugor “Librazhd–Korçë”, në zonën e fshatit Dragostunjë, qarkullimi i automjeteve do të bllokohet përkohësisht gjatë orëve të natës. Sipas njoftimit zyrtar, bllokimi do të zbatohet nga data 3 shkurt 2026 deri më 5 shkurt 2026, në intervalin kohor 22:00 – 05:00. Gjatë këtyre orareve, aksi rrugor do të jetë i pakalueshëm për të gjitha mjetet, veçanërisht për automjetet e tonazhit të rëndë. Për këtë situatë janë njoftuar edhe pikat e kalimit kufitar, me qëllim informimin e drejtuesve të mjeteve. Gjatë kohës së bllokimit do të lejohen të qarkullojnë vetëm autoambulancat, mjetet zjarrfikëse dhe ato të Policisë. Si rrugë alternative për mjetet e vogla, autoritetet bëjnë me dije se...