Shembjet e rrugëve izolojnë juglindjen, ambientalisti: Ndërhyrjet agresive në Shkumbin rrezikuan strukturën…
Ambientalisti Lavdosh Ferruni, në një lidhje të drejtpërdrejtë në një studio televizive ka folur për shembjet e fundit në juglindje të vendit dhe situatën shqetësuese në zonën e Lumi Shkumbin, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si janë realizuar ndërhyrjet infrastrukturore. Ferruni theksoi se për investime të mëdha infrastrukturore duhet të kryhet paraprakisht një vlerësim i plotë i ndikimit në mjedis, gjë që sipas tij ka munguar. “Ajo që duhet të ishte bërë është një vlerësim i ndikimit në mjedis kur bëhen investime të mëdha. Nuk kam dëgjuar të jetë zhvilluar një debat paraprak për strukturën gjeologjike të akseve përkatëse,” u shpreh ai. Sipas ambjentalistit, ndërhyrjet e fundit në lumin Shkumbin kanë qenë të dukshme dhe agresive, duke krijuar shqetësim për pasojat e mundshme....
Burimi:
sot.com.al