Shembjet e rrugëve, ekspertët nxjerrin zbuluar dështimin e qeverisë, nga supervizioni fiktiv, projekte “Google Maps”…

Shembjet e rrugëve, ekspertët nxjerrin zbuluar dështimin e qeverisë, nga supervizioni fiktiv, projekte “Google Maps”…

Shembjet e njëpasnjëshme të akseve rrugore në vend po rrëzojnë jo vetëm asfaltin, por edhe narrativën zyrtare të qeverisë se fajin e ka moti. Teksa segmente të rëndësishme kombëtare dhe rurale pësojnë dëmtime të përsëritura, ekspertët ngrenë alarmin për një krizë shumë më të thellë se reshjet sezonale. Eksperti i ekonomisë Zef Preçi, deklaroi se rrugët po shemben për shkak të mënyrës si projektohen, zbatohen dhe mbikëqyren investimet rrugore. Nga rrugët nacionale nën administrimin e Autoriteti Rrugor Shqiptar, deri tek rrugët rurale në varësi të pushtetit vendor, sipas Preçit, hallka më e dobët mbetet supervizioni, kolaudimi dhe marrja në dorëzim e veprave. “Ndoshta ja vlen që ta shohim me gjakftohtësinë e një të huaji. Pra të supozojmë për një moment që një i huaj vjen...