Shembja e rrugëve, Rama ironizon PD me pamje nga Portugalia:S’kanë denoncuar në SPAK

Shembja e rrugëve, Rama ironizon PD me pamje nga Portugalia:S’kanë denoncuar në SPAK

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar reagimet e PD-së lidhur me rrëshqitjet e rrugës në aksin Librazhd-Përrenjas, duke publikuar pamje nga një fenomen i ngjashëm në Portugali. “Çudi e madhe, në Portugali ka ndodhur kjo nga të njëjtat fenomene, po s’po e marr vesh se mirë opozita portugeze është në gjumë, mirë edhe ato pak tenxhere mediatike të Portugalisë janë me temperaturë të ulët e s’ka vend për gjithë këtë rrugë të re, po si ka mundësi që opozitat e këtushme nuk e kanë denoncuar akoma në SPAK këtë vepër të korrupsionit dhe si është e mundur që 700 tenxheret e flakta të mexhelisit tonë mediatik, nuk kanë thirrur gjithollogët e tyre që të jashtënxjerrin faktet e tmerrshme që fshihen nën asfaltin e këtij korrupsioni qeveritar,...