SHEMBJA E RRUGES, SITUATA PARAQITET SHUME E RENDE

SHEMBJA E RRUGES, SITUATA PARAQITET SHUME E RENDE

Rruga Librazhd-Pogradec vazhdon të mbetet e bllokuar, teksa situata është përkeqësuar në zonën e e quajtur ‘Arrat e Gurrës’, ku vijojnë rrëshqitjet e tokës.NTv mëson se pritet një relacion nga Shërbimi Gjeologjik, në mënyrë që të nisë ndërhyrja.Një nga alternativat është ndërtimi i një rruge provizore paralel me hekurudhën. Së shpejti do të mblidhet Këshilli Teknik.Ura ka degraduar plotësisht, asfalti ka çeduar dhe duket se është i pariparueshëm. Po kështu, ka ndaluar puna për hapjen e by-pass provizor në anën e sipërme të rrugës ekzistuese, pasi jeta e punëtorëve ishte në rrezik.Për Qeverinë, përfaqësuar në këtë rast nga ARRSH-ja, rrëshqitja është fenomen natyror shkaktuar nga shiu, por prokuroria ka dyshime se mund të jetë abuzuar nga kompanitë që po ndërtojnë korridorin e VIII. Prej se...