SHEMBJA E RRUGES, MJETET KALOJNE NE SHTIGJE DHISH
Për shkak të shembjes së rrugës në vendin e quajtur Arrat e Gurrës, tashmë janë dy akse për të lëvizur automjetet, Spathar–Dardhë, si edhe Gramsh-Moglicë-Lozhan.Në aksin Spathar – Dardhë, nga investigimi i kryer vihet re një numër i madh automjetesh të cilët për arsyet e tyre kanë dashur të lëvizin nga juglindja drejt Elbasanit apo Tiranës, ndërsa ka edhe nga disa emigrantë që po udhëtojnë drejt Greqisë.“Kjo është rrugë dhish. Të bësh rrugën nga 3 orë për 6…”, thotë një emigrant që kthehet nga Peqini në Greqi, i cili nuk e fsheh shqetësimin edhe për sigurinë.Drejtuesit e automjeteve shprehen të mërzitur nga neglizhenca e autoriteteve. Ata thonë se rruga zgjat më shumë sesa zakonisht, përveçse është e vështirë për të qarkulluar.“Rruga na pengon jashtë mase....
Burimi:
ntv.al