Shembja e rrugës Librazhd-Pogradec, kreu i ARRSH: Gjendja po përkeqësohet, ura tërësisht e degraduar
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, tha se rruga Librazhd-Pogradec aktualisht është përfundimisht e papërdorshme për qarkullim dhe gjendja e saj vijon të degradohet, pavarësisht përpjekjeve të kompanisë kontraktore “ANK” të lotit ku kanë ndodhur dëmtimet më të rënda, për ta rikthyer në normalitet. “Gjatë gjithë mbrëmjes është vijuar me punimet nga ana e kontraktorit dhe ka pasur ritme të mira. Ura dhe terreni kanë patur lëvizje edhe gjatë mbrëmjes; ura paraqitet në një plan zhvendosje 40 cm, 7 cm nga dita e djeshme. Kontraktori vijon punimet intensivisht, por aksi vijon të jetë i mbyllur, në shpresojmë shumë të mund ta hapim ditën e nesërme. Jemi në pritje të rezultateve dhe rekomandimeve të shërbimit gjeologjik shqiptar. Rezultatet paraprake tregojnë se ka një plan rrëshqitjeje...
Burimi:
sot.com.al