Shembja e aksit Librazhd-Pogradec, shpërthen Murrizi: Deputetë “bufa”, asnjë reagim për bllokimin e rrugës

Shembja e aksit Librazhd-Pogradec, shpërthen Murrizi: Deputetë “bufa”, asnjë reagim për bllokimin e rrugës

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar lidhur me bllokimin e aksit rrugor Librazhd–Pogradec pas shembjes së rrugës, linjës hekurudhore dhe linjave elektrike. Në një postim në Facebook, Murrizi ironizon dhe kritikon mazhorancën dhe deputetët e qarkut, të cilët nuk kanë reaguar ende për situatën e krijuar. Ai thekson se prej dy ditësh rruga nuk është e kalueshme, duke krijuar vështirësi të mëdha për qytetarët. “Rruga Librazhd-Pogradec nuk kalohet dhe i gjithë Qarku i Korçës ka ngelur i izoluar,” shkruan Murrizi në reagimin e tij, teksa shton se zona është izoluar totalisht. Murrizi shprehet se mungesa e reagimit nga përfaqësuesit politikë të qarkut është e pajustifikuar, ndërsa qytetarët përballen me pasoja të drejtpërdrejta në lëvizje dhe transport. Teksa i referohet opozitës, ish-deputeti thotë se “edhe ajo duhet të...