Shembja e aksit Librazhd-Pogradec, Drejtori i Doganave inspekton pikën kufitare Bllatë

Shembja e aksit Librazhd-Pogradec, Drejtori i Doganave inspekton pikën kufitare Bllatë

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, zhvilloi sot një inspektim në Degën Doganore Bllatë, në vijim të masave të ndërmarra për përballimin e situatës së krijuar nga bllokimi i aksit Librazhd–Elbasan dhe devijimi i fluksit të mjeteve drejt kësaj pike kalimi kufitar. Pas marrëveshjes së arritur me palën maqedonase dhe koordinimit ndërinstitucional, që prej ditës së djeshme kamionët që, për shkak të situatës rrugore, nuk kanë mundur të kalojnë përmes Degës Doganore Qafë-Thanë, po përdorin pikën e kalimit kufitar të Bllatës për hyrje/dalje në territorin doganor shqiptar. Kjo ka sjellë një rritje të menjëhershme të volumit të punës në këtë degë, duke kërkuar riorganizim të burimeve njerëzore dhe logjistike. Gjatë vizitës në terren, Drejtori Beja ndoqi nga afër zbatimin e planit të masave, përforcimin...