Shembja e aksit Librazhd-Përrenjas, banori i zonës : Ndihemi të rrezikuar, duhet të merren masa!
Teksa rrëshqitja në zonën e “Arrave të Gurrës” vijon prej ditësh, një banor i kësaj zonës në Librazhd thotë për mediat se situata është e rrezikshme dhe se një pjesë e fshatit mund të përfshihet nga rrëshqitjet. Nga ana tjetër ai bën thirrje për mos politizimin e situatës. “Këtu kemi qenë dembabadem. Ky vendi këtu ka qenë përherë me rrëshqitje por jo të këtyre përmasave. Lëvizja e makinave është shtuar, punimet kanë dhënë efektin e vet, por edhe shirat kanë ndikuar. Në këtë drejtim ku ka ndodhur plasaritja nuk janë marrë inertet. Inertet janë marrë më poshtë. Puna e inerteve nuk vlen. Ajo pjesë ka qenë gjithmonë e rrëshqitshme. Siç duket punimet sipër krijuan ngarkesën e madhe. Ndihemi të rrezikuar. Një lagje e tërë është...
Burimi:
sot.com.al