Shembet rruga në Picrragë të Krujës, bëhet e rrezikshme për mjetet

Shembet rruga në Picrragë të Krujës, bëhet e rrezikshme për mjetet

Një tjetër rrugë është shembur ditën e sotme në Krujë. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme të publikuar nga Aulon Kalaja, rruga në Picrragë të Krujës është dëmtuar dhe është bërë e pa kalueshme. Ish-kandidati i PD-së për deputet në zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, denoncon se rruga në Picrragë ndodhet vetëm 3 kilometra nga qyteti i Krujës dhe përbën rrezik serioz për familjet që banojnë aty.