Shembet rruga e sapoinaguruar në fshatin Usojë, alarm te banorët e Mallakastrës

Shembet rruga e sapoinaguruar në fshatin Usojë, alarm te banorët e Mallakastrës

Vetëm pak muaj pas inaugurimit, një segment rreth 20 metra i rrugës së rikonstruktuar në fshatin Usojë, Bashkia Mallakastër, është shembur, duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës. Sipas dëshmive të banorëve dhe punonjësve të ndërtimit, rrëshqitja e dheut ka prekur një pjesë të konsiderueshme të segmentit rrugor, i cili ishte mbështetur pranë një banese private. Fatmirësisht, nuk janë shkaktuar dëme as në strukturën e jashtme të banesës dhe as në ambientet e brendshme, ndërkohë që në momentin e shembjes nuk ka pasur automjete në qarkullim. “Rruga duhet të kishte kanale kulluese për ujërat e shiut. Mungesa e sistemit të drenazhimit, e kombinuar me reshjet e fundit, ka shkaktuar shembjen e segmentit,” shprehen banorët. Specialistët e rrugëve, si Yzedin Çelaj, i cili ka 8 vite...