Shembet një tjetër rrugë, masivi i gurëve bllokon aksin drejt Dhërmiut

Shembet një tjetër rrugë, masivi i gurëve bllokon aksin drejt Dhërmiut

Një tjetër rrugë është shembur ditën e sotme, pas atyre në Tunelin e Murrizit, Qukës-Qafë-Plloçë, Librazhd dhe më gjerë. Bëhet fjalë për rrugën e Dhërmiut, siç shihet edhe në foto. Deri më tani nuk ka një reagim nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Kujtojmë që shembje ka pasur javë më parë edhe në rrugën e re të Velipojës.