Shembet edhe rruga e Dhërmiut, masivi i gurëve bllokon qarkullimin

Shembet edhe rruga e Dhërmiut, masivi i gurëve bllokon qarkullimin

Sërish shfaqen problematika serioze në infrastrukturën rrugore të vendit. Pas vështirësive të përsëritura në aksin Qukës–Qafë Plloçë dhe bllokimit për rreth tetë orë të rrugës Prrenjas–Librazhd në zonën e kthesave të Dragostunjës, një situatë e ngjashme është regjistruar edhe në rrugën e Dhërmiut. Gjatë punimeve për zgjerimin e rrugës është kryer shembje e një segmenti, çka ka sjellë bllokimin e qarkullimit. Në rrugë kanë rënë gurë dhe masa shkëmbore, duke krijuar vështirësi për lëvizjen e automjeteve dhe rrezik për drejtuesit e mjeteve.