Shembet banesa në Dhoksat, familja në qiell të hapur
Fshati Dhoksat në Gjirokastër u përball me pasojat e shirave të dendura që shkaktuan erozion dhe shembën shtëpinë e familjes Çepa. Banesa u bë e pabanueshme, ndërsa kryefamiljari Leonidha Çepa njoftoi se tashmë jeton në qiell të hapur dhe ka larguar pjesëtarët e tjerë të familjes nga fshati për t’i mbrojtur. “Kjo ishte shtëpia ime. Tani flë jashtë, e gjithë prona ime është mbuluar; muri ka rënë dhe të gjitha gjërat e mia janë brenda,” tha Leonidha Çepa, duke kërkuar ndihmë nga shteti. Pas dëmeve të shkaktuara nga moti i keq, Bashkia e Gjirokastrës ka konstatuar dëmtime në rreth 130 shtëpi dhe biznese. Aktualisht, 14 familjeve që kanë mbetur të pastreha po u ofrohet subvencion për pagesën e qerasë. Autoritetet lokale vijojnë monitorimin e zonës...
Burimi:
argjiroja.net