Shehaj takon fermerin që debatoi me Ramën: Fondet për bujqësinë përfundojnë vetëm te miqtë e qeverisë (VIDEO)
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj është takuar nga afër me fermerin nga Divjaka i cili pak ditë më parë pati një përballje me kryeministrin Edi Rama, i cili injoroi zërin e këtij qytetari në takimin e organizuar nga Ministria e Bujqësisë për skemën e mbështetjes kombëtare për vitin 2026. “Sot erdha të takoj fermerin nga Divjaka, sepse m’u duk e papranueshme që Kryeministri i vendit nuk denjoi as ta dëgjonte njeriun e punës së ndershme dhe me arrogancë e urdhëronte: Ulu, ulu!”, shprehet Shehaj. Gjatë takimit, fermeri i quajtur Lili ngriti zërin për shqetësimet me të cilat përballen fermerët sot në lidhje me mungesën e mbështetjes, fondeve por edhe problemit të çmimeve me të cilat vijnë në Shqipëri produktet e importit duke bërë që...
Burimi:
argjiroja.net