“Shefi i krimeve nxirrte informacionet…”/ SPAK jep detajet: Si u godit grupi i Hajrullës
Mëngjesin e kësaj të shtune SPAK, BKH, të mbështetur nga policia e shtetit dhe policia e Vlorës zbarkuan në zonën e ujit të ftohtë me urdhër-arrestin në dorë për Ines Hajrullën dhe grupin e tij kriminal. Pas hetimit të SPAK, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka caktuar masën e sigurimit personal “arrest në burg” për 8 shtetas shqiptarë. Detajet e operacionit të SPAK zbulojnë se grupi kriminal i Hajrullës është përfshirë në krime kundër personit, trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Njoftimit: Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zhvilluar një hetim të gjerë ndaj një grupi të strukturuar kriminal, me bazë në qytetin e Vlorës dhe me aktivitet të shtrirë në disa vende...
Burimi:
ntv.al