SHBA pezullon vizat edhe për Shqipërinë/ DASH: Nuk do preken ata që do të vijnë për Botërorin
Departamenti i Shtetit ka pezulluar shqyrtimin e aplikimit të vizave për 75 vende. Pezullimi nis më 21 janar dhe do të vijojë për një periudhë të pacaktuar derisa DASH të kryejë rishqyrtimin. Nga kjo masë preket edhe Shqipëria. Sipas Politico, nga kjo masë nuk do preken ata që udhëtojnë për Kupën e Botës në futboll Departamenti i Shtetit po pezullon përpunimin e vizave të emigrimit për 75 shtete, ndërsa synon të rishikojë sistemin e tij për të përcaktuar nëse personat që dëshirojnë të vijnë në SHBA, do të përbëjnë barrë për sistemin e ndihmës sociale. Ky ndryshim në Departamentin e Shtetit vjen pas një propozimi të bërë në nëntor për të rishikuar rregullat e pranimit për hyrje në Shtetet e Bashkuara. Emigrantët prej kohësh nuk...
Burimi:
sot.com.al