SHBA pezullon përpunimin e vizave të emigrantëve për 75 vende, mes tyre Shqipëria e Kosova…

SHBA pezullon përpunimin e vizave të emigrantëve për 75 vende, mes tyre Shqipëria e Kosova…

Departamenti i Shtetit ka pezulluar shqyrtimin e aplikimit të vizave nga 75 vende në përpjekje për të rrëzuar aplikimet që mund të kthehen në barrë publike. Sipas deklaratës së Departamentit, “përpunimi i vizave do të pezullohet për vendet, emigrantët e të cilave marrin ndihmë sociale nga populli amerikan me vlera të papranueshme. Ngrirja do të mbetet aktive derisa SHBA-të të mund të sigurohen që emigrantët e rinj nuk do të marrin para nga populli amerikan.”Pezullimi nis më 21 janar dhe do të vijojë për një periudhë të pacaktuar derisa Departamenti të kryejë rishqyrtimin. Nga kjo masë preket edhe Shqipëria, Kosova, Bosnje Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. I vetmi shtet që mungon në listë nga Ballkani Perëndimor është Serbia.Kategoritë e vizave të prekura...