SHBA pezulloi vizat për Shqipërinë dhe 74 vende të tjera, ja cilat kategori preken

SHBA pezulloi vizat për Shqipërinë dhe 74 vende të tjera, ja cilat kategori preken

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka vendosur pezullimin e përkohshëm të përpunimit të vizave të emigracionit për shtetasit e disa vendeve, mes të cilave edhe Shqipëria. Lajmi është bërë i ditur përmes një dokumenti të brendshëm të DASH, të siguruar nga media e huaj Fox News, i cili thuhet se u është shpërndarë përfaqësive diplomatike dhe zyrave konsullore amerikane. Sipas raportimeve, pezullimi prek vetëm vizat e emigracionit, që përfshijnë kategoritë për bashkim familjar, aplikimet për green card dhe format e tjera të emigrimit të përhershëm në Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë, theksohet se vizat jo-emigruese, si ato turistike dhe të biznesit (B1/B2), nuk janë përfshirë në këtë pezullim dhe vazhdojnë të trajtohen sipas procedurave ekzistuese. Zyrtarët konsullorë janë udhëzuar që ky vendim do të hyjë në fuqi prej datës 21 janar 2026, dhe nuk do të vijohet me përpunimin...