Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
SHBA listë tjetër me “non-grata” dhe bllokim vizash, politikanë,biznesmenë dhe pronarë mediesh në listën e DASH për …
Rigels Seliman Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) po përgatitin një tjetër goditje të fortë për elitën politike dhe ekonomike të Shqipërisë dhe Ballkanit, me një valë të re shpalljesh “non-grata” dhe bllokim vizash. Politikanë të nivelit të lartë, biznesmenë të fuqishëm dhe pronarë mediash pritet të përfshihen në listat e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH). Kongresi i SHBA-së ka konstatuar se demokracia në Ballkanin Perëndimor është në rrezik serioz, ndërsa zgjedhjet në disa vende zhvillohen në kushte të padrejta dhe të manipuluara. Akti i Demokracisë dhe Prosperitetit për Ballkanin Perëndimor krijon për herë të parë një kornizë ligjore detyruese për ndëshkimin e korrupsionit në rajon. Brenda 90 ditëve, Presidenti amerikan duhet të ndërmarrë masa konkrete kundër individëve të përfshirë në korrupsion të nivelit të...