SH.A-të si fronti i ri i plaçkitjes pa qedere

SH.A-të si fronti i ri i plaçkitjes pa qedere

Ka një fenomen tashmë të konsoliduar në qeverisjen e Edi Ramës. Sa herë që shpërthen një aferë dhe qeveria kapet me presh në dorë dhe diku tjetër duke vjedhur paratë e qytetarëve, mbin një shoqëri aksionere me kapital shtetëror ose edhe miks.Historia filloi me aferën e inceneratorëve. Pasi SPAK ekspozoi dhe vuri në pranga disa nga ata që kishin ngrënë dardhët pas krahëve të kryeministrit të pafajshëm, qeveria krijoi Agjencinë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve në formën e një shoqërie aksionere.Pasi plasi afera e koncesionit të sterilizimit, lindi Operatori Kombëtar i Sterilizimit sh.a. Pasi SPAK filloi të gjurmonte vjedhjen e pronave të ushtrisë, mbiu KAYO sh.a dhe pas shpërthimit të kënetës dixhitale në AKSHI, të cilës i shkoi era deri në Gjermani, u shpik Shoqëria...