Sëmundja që vret shpejt/ Ekspertët japin alarmin për meningitin

Sëmundja që vret shpejt/ Ekspertët japin alarmin për meningitin

Shpërthimi i meningitit në Britaninë e Madhe ka shkaktuar panik edhe në popullatën tonë. Autoritetet shëndetësore deklarojnë se aktualisht nuk kemi raste të këtij infeksioni dhe se Shqipëria ka incidencë të ulët nga meningiti bakterial, një sëmundje që shkakton pasoja të rënda, deri në humbje jete. Megjithatë, ekspertët e shëndetit publik flasin për një rritje të vëmendjes, dhe të njëjtën gjë kërkojnë edhe nga prindërit dhe të rinjtë. Meningiti përhapet përmes pështymës dhe kontakteve të ngushta, ndaj këshillohet higjienë e mirë dhe mospërdorimi i sendeve personale nga persona të tjerë. Mes shokëve e shoqeve, në udhëtime ose festa të ndryshme, mos pini nga e njëjta gotë, mos përdorni të njëjtin buzëkuq apo të njëjtën cigare. Jemi ende në stinën e virozave dhe shenjat e meningitit...