Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali

Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali

Maxhoranca ka konfirmuar qëndrimin e saj për të votuar kundër kësaj kërkese gjatë mbledhjes së grupit parlamentar në fillim të kësaj jave. Në seancën që ka nisur në orën 10:00, bie në sy mungesa e ish ministres së Jashtme, Elisa Spiropali, e shkarkuar nga kjo detyrë javën e kaluar së bashku me Belinda Ballukun. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi njoftoi se Spiropali, pas largimit nga detyra e ministres, tani si deputete do të jetë pjesë e grupeve parlamentare të miqësisë me SHBA-në dhe Izraelin.