SCiDEV dhe BIRN publikojnë raportin e 2025 mbi lirinë e medias: 40% e gazetarëve në Shqipëri kërcënohen gjatë punës
Organizatat SCiDEV dhe BIRN Albania publikuan raportin vjetor për vitin 2025 mbi lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve në Shqipëri. Raporti analizon zhvillimet kryesore që kanë ndikuar mjedisin mediatik gjatë vitit të kaluar dhe i krahason me standardet e Bashkimit Europian. Sipas raportit, edhe pse ka pasur disa hapa për të përmirësuar kornizën ligjore dhe mekanizmat mbrojtës për gazetarët, problemi kryesor mbetet presioni politik, përqendrimi i pronësisë së mediave dhe kushtet e pasigurta të punës. Të dhënat tregojnë se 40.6% e gazetarëve kanë përjetuar kërcënime ose kanosje gjatë vitit 2025, ndërsa 68% ndihen të kufizuar në raportim për shkak të frikës nga censura ose hakmarrja. Rrjeti SafeJournalists ka regjistruar gjithashtu 42 raste shkeljesh ndaj gazetarëve, përfshirë kërcënime dhe ngacmime online. Raporti përqendrohet edhe te...
Burimi:
sot.com.al