Sarandë/Prokuroria çon në gjyq kryeinspektorin e IVMT-së dhe katër persona të tjerë për ndërtim të paligjshëm në Ksamil

Sarandë/Prokuroria çon në gjyq kryeinspektorin e IVMT-së dhe katër persona të tjerë për ndërtim të paligjshëm në Ksamil

Prokuroria e Sarandës ka dërguar për gjykim kryeinspektorin e Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, 3 inspektorë dhe një person tjetër, për një ndërtim të paligjshëm në Ksamil në vendin e quajtur “Kanali i Vivarit”, e cila është edhe zonë e mbrojtur dhe ka statusin Monument Natyre. Personi që ka ndërtuar pa leje është Resul Piro, dhe mbi të rëndojnë akuzat “Ndërtimi i paligjshëm”, “Pushtimi i tokës”, “Shpërdorimi i tokës” dhe “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”. Ndërsa kryeinspektori Artur Musa, inspektorët Vangjel Xhavara, Erton Zekaj dhe Besian Koçi akuzohen për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Kanali i Vivarit bën pjesë në Parkun Kombëtar “Butrint” dhe ka statusin Monument Natyre (MN) sipas Vendimit nr.303, datë 10.5.2019 “Për miratimin e listës së rishikuar, të monumenteve të natyrës shqiptare” (të përditësuar), ndryshuar me VKM...