Sali Berisha urdhëroi vrasjen e katër protestuesve në 21 janar 2011, Spartak Braho zbulon provat e kopsitura nga…
Ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-kryetari i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, ka lëshuar akuza të forta dhe të drejtpërdrejta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me masakrën e 21 Janarit 2011. Sipas Brahos, ekzistojnë prova materiale të pakontestueshme që “gozhdojnë” ish-kryeministrin si përgjegjësin kryesor për vrasjen e katër protestuesve në bulevard. Gjatë një interviste për emisionin “Breaking” në “Top News” deklaron se materialet që ngarkojnë me përgjegjësi kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha kanë ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe janë “të kopsitura”. Këto prova bazohen në ekspertizën e specializuar të organeve ligjzbatuese amerikane. Ai thekson se bëhet fjalë për inçizime që u tentua të zhdukeshin, por që ekspertët e IT-së kanë arritur t’i rikthejnë përmes “qelizave” të informacionit që nuk fshihen dot...
Burimi:
sot.com.al