“Sa më shumë pjesëmarrje, aq më e fortë…”/ Protestat, Bumçi: Institucionet janë të kapura, qytetarët të dalin
I ftuar në nje studio televizive, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, foli për situatën politike në vend dhe rolin e protestave qytetare si mjet për ndryshim. Sipas tij, vendi nuk ndodhet në një klimë normale zgjedhjesh, por në një moment që kërkon reagim qytetar përtej ndarjeve partiake. Ai tha se zgjidhja nuk mund të vijë nga institucionet, por nga angazhimi i drejtpërdrejtë i qytetarëve. “Institucionet janë të kapura dhe nuk japin zgjidhje. Zgjidhja do të vijë nga qytetarët. Kur institucionet bien, qytetarët dalin në rrugë dhe aty nis ndryshimi.”- shtoi ai. Bumçi u shpreh se protestat duhet të jenë të gjera dhe të qëndrueshme, por jo të dhunshme. Sipas tij, forca e tyre qëndron te numrat dhe këmbëngulja në kohë. “Protestat nuk duhet të...
Burimi:
sot.com.al