Rrugorja me “dorë të hekurt”, dhjetëra gjoba në Tiranë për 72 orë
Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet dhe gjatë 72 orëve ka lëshuar mbi 200 gjoba. Mes tyre, 60 masa ishin për ata shoferë që nuk respektojnë radhën në trafik. Ndërkohë për shkelje të rënda të Kodit Rrugor janë arrestuar dhe proceduar penalisht gjithsej 23 persona ndërsa është detyruar ngritja me karrotrec e 19 automjeteve. Njoftimi i plotë: Me qëllim garantimin e sigurisë rrugore dhe menaxhimin e fluksit të shtuar të qarkullimit Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë ka rritur ndjeshëm praninë e shërbimeve në terren, duke intensifikuar kontrollet dhe patrullimet në të gjitha akset kryesore, dytësore dhe nyjet lidhëse të kryeqytetit. Si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe përdorimit të pajisjeve logjistike bashkëkohore, gjatë 72 orët e fundit janë konstatuar shkelje të ndryshme të Kodit...
Burimi:
sot.com.al