Rrugorja e Tiranës me dorë të hekurt, 325 gjoba për shkelësit e rregullave të qarkullimit vetëm gjatë një jave

Rrugorja e Tiranës me dorë të hekurt, 325 gjoba për shkelësit e rregullave të qarkullimit vetëm gjatë një jave

Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar kontrollet për parandalimin e aksidenteve dhe sigurisë në rrugë. Vetëm gjatë javës së fundit kanë vendosur 325 gjoba për shkelësit e rregullave të qarkullimit përfshirë këtu: mosrespektim të radhës në trafik; për pengim/bllokim të lëvizjes si pasojë e ndalimeve/pushimeve të gabuara të automjeteve; për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara; për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit. Ndërkohë kanë nisur hetimet edhe për 31 drejtues automjetesh. Njoftimi i plotë: 325 masa administrative dhe 31 procedime penale gjatë javës së fundit ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, të cilët rrezikuan sigurinë në rrugë dhe/ose penguan lëvizjen. Konstatimet janë rezultat i intensifikimit të monitorimeve në të gjitha akset e kryeqytetit, me prezencë të shtuar të shërbimeve të Policisë Rrugore  dhe...