Rrugët e shembura/ Rama shkon në Korçë me helikopter: Problem gjeologjik

Rrugët e shembura/ Rama shkon në Korçë me helikopter: Problem gjeologjik

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmeve se ka zgjedhur të udhëtojë për në Korçë me helikopter, për shkak të bllokimit të rrugëve. “Më thonë se qenkan futur në vlim tenxheret politike e mediatike pse unë po udhëtoj me helikopter për Korçë! Në fakt jo vetëm për Korçë, po nga Korça edhe në Vlorë, për të shoqëruar një grup investitorësh me prestigj ndërkombëtar në fushën e arsimit të lartë, e për t’iu prezantuar hapësirat e Polit të Dijes në Korçë dhe të kompleksit të ri në Vlorë, si dy destinacione me potencial për të mikpritur universitete të mirënjohura ndërkombëtare!”, shkruan Rama në një postim në X. “Ata vijnë nga Rinasi në Korçë e pastaj në Vlorë me helikopterin e tyre, ndërsa ne do të përdorim...