‘Rrugë të çara e tunele që pikojnë nga pesha e korrupsionit’, Topalli: Qeveria e ka humbur busullën, flet për…

‘Rrugë të çara e tunele që pikojnë nga pesha e korrupsionit’, Topalli: Qeveria e ka humbur busullën, flet për…

Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli tha në Kuvend se propaganda e qeverisë ka rënë, teksa përmendi skandalet me rrugët dhe tunelet, shumë prej të cilave kanë pësuar dëmtime. “U mësuam me premtime madhore dhe jetë të vogël për qytetarët. Sot flasim për satelitë, Smart City, prodhim armësh e makina lufte, fjalë të mëdha, tituj propagandistik. Në urgjencën e spitalit ikin dritat dhe nuk ka as gjenerator. Ky është hendek moral i pushtetit, nga satelitët në qiell te errësira në shtratin e pacientit. Na flasin për shëndetësi moderne por mungon energjia, aparatura, siguria bazë dhe aparaturat. Na flasin për zhvillim në teknologji por pensionet janë më të ulëtat në Evropë. Qytetarët numërojnë qindarka ndërsa pushteti numëron projekte imagjinare. Ky është ikje nga realitet dhe kur...