Rruga Librazhd–Prrenjas e bllokuar nga shembjet, fadromat e ANK dhe 2T nuk ndalin gërryerjen e Shkumbinit

Rruga Librazhd–Prrenjas e bllokuar nga shembjet, fadromat e ANK dhe 2T nuk ndalin gërryerjen e Shkumbinit

Kërcënimi më i madh për rrjedhën e lumit Shkumbin nuk janë qeset apo mbeturinat e përditshme, por ndërhyrjet masive infrastrukturore që po i ndryshojnë rrjedhën natyrale dhe po shkatërrojnë shtratin e tij në mënyrë të pakthyeshme. Prej vitesh, në emër të zhvillimit dhe projekteve madhore infrastrukturore sikurse është Korridori Tetë, rrjedha e lumit Shkumbin nga Peqini deri në Hotolisht të Librazhdit është kthyer në një kantier të hapur shfrytëzimi. Kompanitë fituese për ndërtimin e lotëve të Korridorit Tetë ANK dhe 2T kanë marrë e do marrin miliona metra kub inerte direkt nga shtrati i lumit duke e gërryer atë pa kriter dhe pa asnjë respekt për ekuilibrin natyror. Ajo që po ndodh nuk është thjesht një ndërhyrje teknike, por një masakër e mirëfilltë mjedisore. Ky...