Rruga e bllokuar nga rrëshqitjet e tokës/ Krijohen momente tensioni, banorët përplasen me policinë
Situata mbetet e tensionuar në fshatin Dragostunjë, pranë zonës së njohur si Arrat e Gurrës, ku dhjetëra banorë dhe qytetarë të revoltuar janë përballur me efektivët e policisë pasi nuk lejohen të kalojnë në segmentin e bllokuar të rrugës. Rruga është mbyllur për shkak të rrezikut nga rrëshqitjet e tokës dhe dëmtimet e konsiderueshme në infrastrukturë, ndërsa autoritetet kanë vendosur perimetër sigurie për të shmangur çdo incident të mundshëm. Megjithatë, banorët shprehen se bllokimi po u vështirëson jetën e përditshme, duke i izoluar dhe duke penguar lëvizjen drejt zonave të tjera. Disa prej tyre kërkojnë zgjidhje të menjëhershme dhe krijimin e një kalimi alternativ, ndërsa të tjerë pretendojnë se duhet të lejohen të kalojnë në këmbë për nevoja emergjente. Nga ana tjetër, burime nga policia...
Burimi:
sot.com.al