Rruga drejt juglindjes e ‘paralizuar’, radhë kilometrike trafiku
Pavarësisht lajmërimit që prej mëngjesit të kësaj të shtune për bllokimin e rrugës në aksin Librazhd–Prrenjas, qytetarët sërish kanë zgjedhur të udhëtojnë drejt juglindjes. Sikurse duket në foto, është krijuar radhë kilometrike e automjeteve, pasi rruga është bllokuar në vendin e njohur si “Arrat e Gurrës”. Rruga u mbyll pa afat, pasi rrëshqitja e dherave po rrezikonte shembjen e urës. Kreu i ARRSH-së u bëri thirrje qytetarëve ta shmangin këtë rrugë, pasi do të mbeten të bllokuar në radhë pritjeje. Në njoftimin zyrtar, ARRSH u bën thirrje qytetarëve ta shmangin këtë aks dhe të përdorin rrugën alternative Maliq–Lozhan–Moglic–Gramsh–Elbasan deri në stabilizimin e plotë të situatës.
Burimi:
ntv.al